Showbiz
Françeska Murati nuk pendohet për vendimin, zbulon pse la Londrën për Shqipërinë
7 Korrik, 2026 | 8:18 am

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, ka zbuluar së fundmi arsyen që e shtyu të largohej nga Londra dhe të vendosej përfundimisht në Shqipëri.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta lidhur me jetën e saj dhe vendimin për t’u rikthyer në Tiranë.
Një prej ndjekësve e pyeti drejtpërdrejt: “Pse e ke lënë Londrën për Tiranën?”.
Françeska zgjodhi të përgjigjej me një fotografi nga bregdeti, të shoqëruar me fjalët: “Sepse tani, çdo e premte duket kështu”.
Me këtë përgjigje, modelja la të kuptohet se vlerëson stilin e jetës që ka ndërtuar në Shqipëri, ku duket se gjen më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar kohën pranë detit.
Kohët e fundit, Françeska ka ndarë shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj në Shqipëri. Ndërkohë, këtë vit ajo ishte pjesë e “Fan Club” të “Big Brother VIP Albania”, ku u angazhua në rolin e opinionistes.












































