Lajme nga vendi
Rakacolli bëhet qesharake: Personalitetet i kanë zgjedhur mjekët e familjes
22 Shkurt, 2021 | 1:00 am

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli e ftuar në studion e lajmeve në Klan Neës tha se mjekët e familjes janë ata të cilët përzgjedhin personalitet mbi moshën 80 vjeç të cilët pritet të vaksinohen.
Ndër të tjera Rakacolli tha se i vetmi vend në rajon që është më para në procesin e vaksinimit është Serbia.
Mira Rakacolli: Sot u bënë vaksinime për shumë persona mbi 80 vjeç, të cilët janë të zgjedhur nga mjekët e familjes. Nga çdo qendër shëndetësore e Tiranës u përzgjodhën nga mjekët e familjes duke pasur si kriter në radhë të parë moshën dhe duke parë gjendjen shëndetësore të tyre. Ishin vetë mjekët e familjes, ata që janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit dhe për kurimin e tyre, që i përzgjodhën ata. Kështu që sot janë vaksinuar rreth 80 veta nga gjithë Tirana të përzgjedhur vetëm nga mjekët e familjes.
Kjo deklaratë është më të vërtetë shumë skandaloze pasi të gjithë e dimë se kush i bën zgjedhjet e personave që duhet të vaksinohen.
Rakacolli e cila është edhe kryetarja e komitetit teknik është kapur në flagrancë duke shkelur rregullat që ajo vetë vendos shpesh herë, si duke ecur në rrugë pa maskë po ashtu edhe në dhomë me mbi 15 veta në një mbledhje të Rilindjes.


















































