Showbiz
Skenari i “ndarjes” së çiftit Briteo, vazhdon me postimin e fundit të Brikenës
29 Maj, 2026 | 11:23 pm

Skanari për një krisje mes Brikenës dhe Mateos po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjet, ndërsa postimi i fundit i Brikenës duket se ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme të çiftit “Briteo”.
Ndjekësit vunë re se Brikena nuk mbante as unazën që i ishte dhuruar nga familja dhe as unazën që vetë Mateo i kishte bërë dhuratë, detaj që ka ndezur menjëherë aludimet në rrjet.
Jo vetëm kaq, por edhe kënga e zgjedhur në sfond nga Brikena është interpretuar si një “diss” i qartë pas ndarjes, ku në tekst femra i drejtohet ish-partnerit me tone zhgënjimi dhe distance emocionale.
Deri tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar lajmet që po qarkullojnë.











































