Showbiz
Vajza e Mozës tregon sakrificat e vështira të poetes: ‘Nuk dilte, kishte probleme’
21 Maj, 2026 | 2:19 pm

Qëndrimi i shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti në reality show-n “Ferma VIP 3” ka ngjallur debate dhe reagime të shumta në rrjetet sociale. Pas një droni mbështetës që ajo mori nga jashtë, komentet e ndjekësve kanë qenë të pafundme, duke përfshirë edhe disa deklarata me humor nga vetë Moza mbi vajzën e saj “milionere”.
Megjithatë, përmes një reagimi publik, vajza e saj ka vendosur t’u përgjigjet të gjithë kuriozëve duke zbuluar anën tjetër, atë më njerëzore dhe sakrifikuese të nënës së saj.
Në komentin e saj, ajo e përshkruan Mozën si “mamanë ideale” dhe tregon vështirësitë që ajo ka kaluar për rritjen e fëmijëve. Ajo shprehet se Moza ka sakrifikuar çdo gjë për to dhe se, pavarësisht problemeve ekonomike, ka bërë të pamundurën që vajzat të mos ndienin asnjë mungesë, duke i shkolluar në institucione private dhe duke u siguruar gjithçka, madje duke privuar edhe veten e saj nga jetesa komode apo daljet.
Më tej, vajza e poetes sqaron se e ëma ka qëndruar për 20 vite e vetme, pa krijuar një martesë tjetër, vetëm për t’iu përkushtuar asaj dhe të motrës. Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha paragjykimet e ndjekësve, duke theksuar se një nënë e tillë “meriton qiellin plot me drona e parashuta”. Ajo shton se droni u dërgua pikërisht nga malli i madh që ka për të, pasi prej kohësh nuk kanë mundur të takohen për shkak të angazhimeve të saj në universitet.












































