Kryefjala Logo

“Më dukesh inatçore”, Egla Ceno i kthehet ndjekëses

18 Maj, 2026 | 1:52 pm

Ish-fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim të publikuar në InstaStory, ku foli për raportin mes grave dhe mbështetjes ndaj njëra-tjetrës.

Aktorja ndau me ndjekësit një mesazh që i ishte dërguar, ku shkruhej: “Të shikoj që s’bën hiç suport për gratë kur ato janë në suksesin e tyre, më dukesh inatçore.”

Por Egla nuk ka nguruar t’i përgjigjet publikisht komentit, duke dhënë edhe këndvështrimin e saj për mënyrën si perceptohet nga të tjerët.

“Sinqerisht më pëlqen të shoh gra që ecin përpara. Më pëlqen që edhe ti si grua je kaq e kujdesshme në vrojtim ndaj meje. Nuk më intereson të dukem ndryshe në sytë e tu”, shkruan Egla.

Më tej, ish-fituesja e BBVA shprehet se në jetë ekzistojnë periudha kur njeriu është aq i fokusuar tek hallet dhe sfidat personale, sa nuk ka energji të merret me sukseset apo dështimet e të tjerëve.

“Jam kurioze… nuk të shkon as në paradhomat e trurit ideja se ka faza kur njeriu merret totalisht me hallet e tij dhe nuk e ka mendjen as te sukseset as dështimet?”, vijon ajo.
IMG 2336 scaled

Të ngjashme