Kryefjala Logo

Bullgaria fiton Eurovision 2026, Shqipëria renditet e 13-ta me 145 pikë

17 Maj, 2026 | 1:12 am

Bullgaria është shpallur fituese e Eurovision Song Contest 2026. Këngëtarja DARA triumfoi në finalen e madhe të mbajtur në Vjenë me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar plot 516 pikë dhe duke lënë pas Izraelin, që u rendit i dyti me 343 pikë.

Në vendin e tretë u pozicionua Rumania me 296 pikë, ndërsa Australia dhe Italia plotësuan pesëshen e parë të renditjes finale.

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e mbylli Eurovision 2026 në vendin e 13-të me 145 pikë. Performanca shqiptare arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe dhe u komentua pozitivisht në rrjetet sociale për interpretimin emocional dhe vokalin e artistit.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar përjetoi një tjetër zhgënjim në Eurovision, pasi u rendit e fundit me vetëm 1 pikë në total.

Renditja e plotë e Top 10:

  1. Bullgaria – 516 pikë
  2. Izraeli – 343 pikë
  3. Rumania – 296 pikë
  4. Australia – 287 pikë
  5. Italia – 281 pikë
  6. Finlanda – 279 pikë
  7. Danimarka – 243 pikë
  8. Moldavia – 226 pikë
  9. Ukraina – 221 pikë
  10. Greqia – 220 pikë

Ky edicion i 70-të i Eurovision-it u zhvillua në Vjenë dhe solli në skenë 25 shtete finaliste, me performanca spektakolare, skenografi moderne dhe shumë emocione deri në shpalljen e fituesit.

Të ngjashme