Kryefjala Logo

“Do bëjmë dasmë në qershor”, nusja e Klajdi Harunit zbulon planet për martesën

16 Maj, 2026 | 8:50 am

Dasma duket se është shumë pranë për këngëtarin e njohur, Klajdi Haruni. Lajmi është zbuluar jo nga vetë artisti, por nga partnerja e tij, Orgesa, gjatë një interviste në emisionin Goca dhe Gra.

Në një deklaratë që mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale, ajo zbuloi se çifti po planifikon të kurorëzojë dashurinë me martesë në muajin qershor. Teksa foli për planet e tyre, Orgesa la të kuptohet se përgatitjet për ceremoninë kanë nisur dhe se gjithçka po shkon drejt një dasme të shumëpritur.

“Do bëjmë dasmë në Qershor”, u shpreh ajo gjatë intervistës, duke konfirmuar kështu për herë të parë publikisht planet për martesën me Klajdin.

Të ngjashme