Showbiz
Çfarë po ndodh me Butrint Imerin? Këngëtari bën veprimin e papritur
15 Maj, 2026 | 11:18 am

Një lëvizje e papritur e Butrint Imerit ka nxitur kureshtje të madhe te ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale.
Artisti, i cili numëron mbi 1.1 milionë ndjekës në Instagram, ka vendosur të fshijë çdo postim nga profili i tij, duke mos lënë pas asnjë gjurmë të projekteve të kaluara apo momenteve nga përditshmëria e tij.
A po përgatit Butrint Imeri një surprizë të madhe që do të shënojë një kthesë në karrierën e tij? Apo është kjo thjesht një pauzë e nevojshme nga bota virtuale pas incidentit të fundit me reperin Finem? Gjithçka mbetet për t’u parë kur artisti të vendosë të thyejë heshtjen dhe të zbulojë se çfarë fshihet pas këtij “pastrimi” total të rrjeteve të tij sociale.












































