Showbiz
Dy ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur në club
15 Maj, 2026 | 9:09 am

Sa ishin brenda, shumëkush afërsinë e tyre e pa si shenjë të një çifti të mundshëm.
Bëhet fjalë pikërisht për Kushtrimin dhe Aurorën. Pamjet e siguruara i kanë kapur mat ata të dy, gjatë performancës së Cllevios në një nga klubet më të frekuentuara të Prishtinës.
Dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për një afërsi të madhe mes dyshes, duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit përgjatë gjithë natës, deri në pikën sa edhe kanë shkëmbyer një puthje në publik, duke mos lënë më vend për dyshime.
Fakti që ata shkojnë shumë dhe duken super bashkë, nuk lë absolutisht asnjë dilemë te fansat e tyre.
Kujtojmë se pas përfundimit të aventurës në Big, Kushtrimi po e vazhdon fuqishëm karrierën e tij me koncerte dhe mbrëmje muzikore anëmbanë, teksa Aurora i është futur botës së televizionit me angazhime të reja.













































