Kryefjala Logo

Selin surprizon fansat në koncert, ngjitet në skenë me Gimbon

14 Maj, 2026 | 1:51 pm

Mbrëmjen e djeshme, publiku pati rastin të shohë për herë të parë bashkë në skenë çiftin shumë të dashur, balerinën Selin Bollati dhe DJ-in e njohur, Gimbo.

Teksa Gimbo ishte i ftuar në një koncert, ai surprizoi publikun duke marrë Selin në skenë.

Gjatë performancës, dyshja dhuroi spektakël duke kërcyer së bashku nën ritmet e hitit nostalgjik të viteve 2000, këngës “DJ” të kënduar dikur nga Rezarta Shkurta.

Ky moment i bukur vjen si një konfirmim dhe parapërgatitje për projektin e tyre të përbashkët. Çifti e kishte bërë të ditur edhe më parë se shumë shpejt do të sjellin një version të ri (remake) pikërisht të kësaj kënge ikonike.

IMG 1745

Të ngjashme