Showbiz
“Supernova” po vjen! Dafina Zeqiri gati për koncertin e madh të premten në sheshin “Skënderbej”
13 Maj, 2026 | 12:57 pm

Tirana po bëhet gati për një nga netët më të mëdha muzikore të këtij sezoni. Këtë të premte, sheshi “Skënderbej” pritet të ndizet nga energjia e koncertit “Supernova”, ku Dafina Zeqiri do të ngjitet në skenë për një spektakël që premton atmosferë elektrizuese dhe performanca të paharrueshme.
Artistja ka paralajmëruar një mbrëmje të mbushur me ritëm, surpriza dhe super energji, ndërsa në skenë do t’i bashkohen edhe disa prej emrave më të njohur të muzikës si Ricky Rich, 2 Ton, Marin, Bay T, Rilind Alimani, Emra Brah, BM dhe Matolale.

“Supernova” nuk vjen thjesht si një koncert, por si një festë e madhe muzikore që do të bashkojë mijëra fansa në zemër të Tiranës. Me një skenografi spektakolare dhe performanca live, eventi pritet të kthehet në një nga momentet më të komentuara të verës.
Fansat e Dafinës mezi po presin 15 majin, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me reagime dhe entuziazëm për natën që premton të mbetet gjatë në kujtesë.












































