Kryefjala Logo

“Isha në gjendjen më të keqe”, Fero rikthen foton e 4 viteve më parë dhe jep mesazhin e fortë për jetën

12 Maj, 2026 | 8:47 am

Reperi shqiptar Fero ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale pas një story emocionale të publikuar në Instagram, ku ka ndarë një foto të realizuar katër vite më parë, pak para se të hynte në një qendër rehabilitimi.

Në postimin e tij, artisti shkruan: “Para 4 vjete para qendres se rehabilitimit me nanën tem në gjendjen ma të keqe të mundshme, rikujtim për motivim”, duke lënë të kuptohet periudhën e vështirë që ka kaluar në jetën personale.

Prej kohësh, Fero ka folur publikisht për betejat e tij me jetën personale dhe ndryshimet drastike që ka bërë vitet e fundit, duke u larguar nga muzika dhe duke deklaruar se ka nisur një rrugëtim të ri shpirtëror. Në intervista dhe postime të mëhershme, ai ka treguar se periudha e rehabilitimit ka qenë një nga momentet më të vështira, por edhe më transformative për të.
a7424ed5 4c99 4b99 b1d5 7582227e9b32

Story-ja e fundit është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë parë si një mesazh reflektimi dhe force, ndërsa shumë prej tyre kanë vlerësuar faktin që reperi ka zgjedhur të flasë hapur për periudhat e errëta të jetës së tij.

Të ngjashme