Kryefjala Logo

“Jam gjithmonë me të, shumë shpejt do të…”, Brikena flet për Mateon dhe planet

9 Maj, 2026 | 10:23 am

Mbrëmjen e djeshme, ish-banorja e “Big Brother VIP Shqipëria”, Brikena Selmani ka dhënë një intervistë ku ka ndarë detaje të reja rreth jetës së saj pas daljes nga shtëpia më e famshme, duke u fokusuar te rrugëtimi i saj personal dhe planet që po thur për të ardhmen profesionale.

Vëmendjen kryesore e mori romanca e saj me Mateon, një raport që lindi nën vëzhgimin e kamerave dhe që po konsolidohet jashtë. Brikena tregoi se sa herë që ndodhet në Tiranë, koha e saj i dedikohet totalisht partnerit, duke vërtetuar se ndjenjat e tyre ishin reale dhe mjaft intensive.
E pyetur për ecurinë e kësaj lidhjeje, Brikena nuk e fshehu dëshirën për stabilitet dhe frikën nga një fund i mundshëm. “Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se është shumë e investuar emocionalisht në këtë raport.

Ditën e djeshme, burime për Prive By Liberta Spahiu zbuluan se ajo ka në tavolinë disa oferta televizive. Një nga angazhimet më të përfolura sipas burimeve tona është përfshirja e saj si anëtare jurie në edicionin e ri të “She’s on Top”, një program që këtë sezon vjen me ndryshime të rëndësishme dhe pritet të moderohet nga Sara Gjordeni, pas gjashtë sezoneve nën drejtimin e Argjira Spancës.

Të ngjashme