Showbiz
“300 euro në moshën 17-vjeçare”, Elvana Gjata zbulon pagesën e parë
7 Maj, 2026 | 8:50 am

Këngëtarja Elvana Gjata ka folur së fundmi për fillimet e saj në muzikë dhe pagesën e parë që ka marrë në karrierë. Në një intervistë për “Andale”, artistja tregoi se ka qenë vetëm 17 vjeçe kur është paguar për herë të parë për një performancë.
“Kam marr diku te 300 euro, kur kam qenë 17 vjeçe. Tek ‘Ethet e së Premtes’, një nga performancat e para ku jam paguar”, u shpreh këngëtarja.
Artistja foli edhe për raportin që ka me paranë, duke theksuar se ajo sjell liri dhe siguri, por nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë.
“Di të them që paraja të jep liri, siguri, por vërtet mendoj se nuk është gjithçka”, tha ajo gjatë intervistës.












































