Showbiz
Egla Ceno në një moment delikat, publikon foto nga spitali
27 Prill, 2026 | 7:23 pm

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë përmes një Instastory në Instagram, duke zbuluar një periudhë të vështirë personale që lidhet me shëndetin e nënës së saj.
Në postimin e publikuar, Ceno shfaqet në një ambient spitalor, ndërsa në krahun e saj duket një serumië, çka lë të kuptohet për një situatë delikate që po përjeton. Përmes disa rreshtave emocionalë, ajo rrëfen lodhjen fizike dhe shpirtërore që vjen nga përkushtimi ndaj një prindi të sëmurë.
“Puna të lodh trupin, por përkushtimi ndaj sëmundjes së nënës të lodh shpirtin. Vjen një moment kur trupi dorëzohet”, shkruan ajo, duke prekur ndjekësit me sinqeritetin e saj.
Aktorja thekson gjithashtu rëndësinë e shëndetit, duke e cilësuar atë si “kapitalin e vetëm që nuk mund ta blesh”, ndërsa apelon për më shumë kujdes ndaj vetes edhe në momentet kur kujdesemi për të tjerët.
Në fund të mesazhit, Ceno falënderon strukturat dhe mjekët që po e ndihmojnë në këtë periudhë të vështirë, duke lënë të kuptohet se situata është ende në zhvillim.

Egla Ceno, e njohur për karrierën e saj në teatër, televizion dhe për fitoren në “Big Brother VIP Albania 3”, ka qenë shpesh aktive në rrjetet sociale, ku ndan mendime personale dhe momente nga jeta e saj, por këtë herë ajo ka zgjedhur të tregojë një anë më të ndjeshme dhe njerëzore.












































