Kryefjala Logo

“Ha në emrin tim”, A do ta padisë Rogertin pasi e përmendi në koncert? Përgjigjet Selin

25 Prill, 2026 | 7:32 pm

Edhe pse dyert e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” janë mbyllur prej kohësh, debatet dhe dinamikat mes ish-banorëve vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes publike.

Së fundmi, rrjeti social është përfshirë nga një video virale ku Rogerti shihet duke performuar në një klub nate në Tiranë këngën e njohur që kishte krijuar për Selinën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. Pamjet kanë nxitur reagime të shumta dhe kanë rikthyer në vëmendje raportin e tyre.

Ajo është pyetur lidhur me këtë moment që u bë viral. Selin ka pranuar se e kishte parë videon dhe nuk ka hezituar të reagojë me një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe ironike ndaj ish-konkurrentit.

“Tek pjata ime, unë ha në emrin e Selin, ndërsa Rogerti paska dëshirë të eci me emrin tim.”

Gjatë bisedës, Selin u pyet gjithashtu nëse kishte menduar të ndiqte çështjen në rrugë ligjore. Selin u shpreh se kjo ide i është sugjeruar shpesh nga njerëzit e afërt, por ajo ka zgjedhur një qasje tjetër.

“Shumë njerëz më kanë thënë ta hedh në gjyq, por unë kam një tjetër mënyrë. Unë besoj shumë në Zot, nëse nuk ia kthej unë, ka një Zot lart.”

Të ngjashme