Kryefjala Logo

Sara Karaj rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës

23 Prill, 2026 | 9:06 am

Një moment tepër emocional është ndarë nga Sara Karaj mes banorëve të “Ferma VIP”, ku ajo ka treguar për herë të parë detaje të forta nga rrugëtimi i saj drejt mëmësisë dhe sfidat e vështira që ka kaluar me djalin e dytë.

Mes një bisede të sinqertë, Sara ka zbuluar se shtatzënia e parë erdhi krejt papritur, duke e gjetur të papërgatitur, por njëkohësisht duke i ndryshuar jetën përgjithmonë.

“Në 2020 unë jam bërë mami për herë të parë. Tomasi ishte i paplanifikuar, e mora vesh kur isha 4 muajshe shtatzënë”, është shprehur ajo, duke treguar se gjithçka ndodhi në mënyrë të papritur, por u përqafua me shumë dashuri.

Por historia e saj u bë edhe më e fortë kur tregoi për shtatzëninë e dytë, një periudhë që e përshkroi si një nga sfidat më të mëdha të jetës së saj.

“Shtatzëninë e dytë e mora më me sportivitet. Më plasën ujërat në muajin e 7-të, doktorët thanë që ose do mendonin të shpëtonin bebin ose mua. Unë zgjodha të bëhej çfarë ishte më e mira për bebin”, rrëfeu Sara mes lotësh.

Ajo ka treguar gjithashtu vuajtjet fizike dhe emocionale që ka përjetuar gjatë atyre javëve të vështira.

“Çdo ditë kam qenë me temperaturë 40, me gjilpëra, si të isha inekzistente ato javë, derisa nuk mund të shtyhej më dhe duhej të lindja. Unë dola nga spitali pa Gregun. Ishte shumë e tmerrshme të ktheheshe në shtëpi me duart bosh”, Tregoi ajo me zë të dridhur.

Momenti më i rëndë për të ka qenë periudha pas lindjes, kur për një muaj të tërë ka udhëtuar çdo ditë drejt spitalit për të parë djalin e saj, duke pritur me ankth përmirësimin e tij.

“Për një muaj kam shkuar në spital çdo ditë derisa u bë mirë dhe erdhi me ne”, përfundoi rrëfimin, që ka prekur jo vetëm banorët, por edhe publikun.

Historia e Sara Karajt është një dëshmi e fortë e sakrificës së një nëne, e forcës dhe dashurisë së pakushtëzuar që triumfon edhe në momentet më të vështira.

Të ngjashme