Showbiz
Ina Pojani bëhet nënë për herë të parë, prezanton vogëlushen e saj
21 Prill, 2026 | 7:47 am

Ina Pojani së fundmi ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj ardhjen në jetë të vajzës, të cilën e ka quajtur Isabel. Në foto Ina shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurën, në një ambient të ngrohtë dhe familjar, i dekoruar me tullumbace, që duket se i dedikohet këtij momenti të veçantë.
Vetë Ina duket më e lumtur se kurrë në rolin e ri si nënë.
Kujtojmë se Ina Pojani ka kurorëzuar më herët lidhjen e saj në martesë me partnerin Xhulio, në një ceremoni private larg vëmendjes së madhe publike, duke e mbajtur jetën personale relativisht diskrete.

Ky postim shënon një kapitull të ri për të, duke e sjellë më pranë publikut në një dimension tjetër, atë të mëmësisë, që duket se po e përjeton me shumë emocion.












































