Showbiz
Deklaruan se ishin ndarë, Ina dhe Keijsi kapen “mat” bashkë
16 Prill, 2026 | 9:27 am

Para pak kohësh ish-banori i Big “Brother VIP 5”, Keijsi, deklaroi në se nuk ishte më në një lidhje romantike me Inën, me të cilën nisi marrëdhënien brenda reality-showt .
Mirëpo, në një video të publikuar në faqen e Instagramit të ‘Fan Club-it’, çifti u pa shumë pranë njëri-tjetrit. Në video duket Keijsi duke i bërë foto Inës, e cila më pas është afruar pranë ish-banorit.
Nuk dihet nëse çifti është ribashkuar, pasi nuk ka asnjë deklaratë prej tyre.

Ata u njohën në ‘Përputhen’ ku siç kanë deklaruar ishin vetëm miq, ndërkohë që Keijsi ishte në një marrëdhënie me Stelinën, një tjetër ish- konkurrente.
Gjatë kohës që të tre ata ishin në shtëpinë e Big Brother VIP, Keijsi edhe Ina krijuan një marrëdhënie kur shkëmbyen edhe puthje në buzë.












































