Showbiz
Vjen lajmi i ëmbël, Blero dhe Eronita së shpejti prindër
14 Prill, 2026 | 8:38 pm

Këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen duart e çiftit duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe, ata kanë ndarë emocionet e tyre me ndjekësit me mbishkrimin emocionues: “Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”
Ky lajm vjen vetëm pak muaj pasi dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre me një martesë në fillim të këtij viti. Megjithatë, për fansat më të vëmendshëm, ky nuk ishte një sekret i plotë! Prive by Liberta Spahiu, përmes rubrikës së njohur ‘E vërtetë, e pavërtetë’, e zbuloi këtë detaj të ëmbël menjëherë pas dasmës së çiftit, duke paralajmëruar se familja do të zgjerohej së shpejti.
Për Eronitën kjo është një përvojë krejtësisht e re pasi ky do të jetë fëmija i saj i parë. Ndërsa për Bleron, ky është fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze, Tarës, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren e njohur Teuta Krasniqi.












































