Kryefjala Logo

Mos vallë ka lindur dashuria në Ferma VIP?

13 Prill, 2026 | 11:17 pm

Mes dy fermerëve, Indrit dhe Vanesës, duket se kanë nisur të shfaqen sinjalet e para të një afrimiteti që po bie në sy edhe për banorët e tjerë.

Vanesa, ndonëse ka pranuar se jashtë ka një lidhje, nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë që të ketë ndjenja për Indrin. Ajo është shprehur se është përpjekur të ruajë një balancë brenda fermës, duke mos dashur të lëndojë askënd, as brenda dhe as jashtë saj. Sipas saj, afrimiteti mes tyre është i dukshëm, por ajo vazhdon të mbajë parasysh statusin që ka.

E pyetur nga Arbana Osmani nëse sjellja e saj ndikohet nga ndjenjat, sidomos kur mërzitet me Indrin, Vanesa pranoi se kjo ndodh pjesërisht. Ajo gjithashtu nuk ishte dakord me vendimin e Indrit për të mbajtur distancë, duke theksuar se ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm për të brenda fermës dhe se aktualisht raporti i tyre mbetet në kuadrin e miqësisë.

Në një moment tjetër, kur u pyet se çfarë do t’i thoshte partnerit të saj nëse ai do ta ndiqte, Vanesa u përgjigj shkurt: “Më fal”.

Nga ana tjetër, Indri nuk e ka fshehur pëlqimin e tij për Vanesën. Ai ka vlerësuar cilësitë e saj, duke e përshkruar si një vajzë të bukur, të talentuar dhe me vlera, ndërsa shtoi se mes tyre ekziston një kimi e dukshme. Sipas tij, lidhja që po ndërtojnë është përjetuar në mënyrë sa më natyrale, pavarësisht situatave dhe presionit që sjell qëndrimi në fermë.

Të ngjashme