Kryefjala Logo

“Janë bërë te i njëjti doktor?”, Përgjigjen Egli Tako dhe Krusita

13 Prill, 2026 | 9:02 am

Gjatë një bisede, Egli Tako i është drejtuar Krusitës me një pyetje pikante: “Te cili doktor je bërë, që ta di a je bërë te i njëjti?”, duke ironizuar komentet e shpeshta që qarkullojnë në rrjet për ndërhyrje estetike.

Krusita i është përgjigjur me të njëjtin ton, duke thënë se nuk e tregojnë dhe e kanë “sekret”, pasi sipas saj janë akuzuar gjatë gjithë kohës se janë bërë te i njëjti doktor.

Ndërkohë, Egli ka sqaruar se e gjithë kjo ishte thjesht në kuadër të humorit dhe autoironisë, duke theksuar: “Më pëlqen të bëj autoironi dhe të qeshim me ato që thonë njerëzit”.

Ky moment është pritur me të qeshura në studio, duke treguar edhe një herë se si personazhet publikë dinë t’i kthejnë komentet e rrjetit në humor.

Të ngjashme