Kryefjala Logo

Lajm i papritur nga Fero, bëhet baba për herë të dytë

5 Prill, 2026 | 7:37 am

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke hapur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. Sipas burimeve pranë emisionit “Prive”, artisti është bërë baba për herë të dytë, një lajm që ka zgjedhur ta mbajë plotësisht privat.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Arbenita Ismajli, me të cilën ka vajzën Nina, Fero kishte nisur një lidhje me një vajzë jashtë botës së showbiz-it, të njohur si Nita. Edhe pse mungesa e tyre në rrjetet sociale kishte ngritur dyshime për ndarje, në fakt çifti ka qenë duke përjetuar në heshtje një nga momentet më të bukura, ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Ndërkohë, në planin profesional, Fero ka vendosur të flasë hapur përmes një postimi në InstaStory, ku ka rrëfyer sfidat e vitit të fundit, nga lodhja dhe turnetë intensive deri te përballjet me çështje ligjore, që kanë ndikuar në mungesën e projekteve muzikore.

Megjithatë, ai ka siguruar fansat se rikthimi është shumë pranë dhe më i fortë se kurrë. Artisti ka paralajmëruar një strategji të re, duke premtuar publikimin e një kënge çdo dy javë, një sinjal i qartë se një fazë e re po nis në karrierën e tij.

Të ngjashme