Kryefjala Logo

Visjan Ukcenaj del në mbrojtje të Mirit dhe “thumbon” opinionistët

2 Prill, 2026 | 9:54 am

Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka vendosur të mbajë një qëndrim të qartë, duke dalë publikisht në mbrojtje të Mirit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Visjani ka shënjestruar drejtpërdrejt opinionistët e programit, duke i akuzuar ata për standarde të dyfishta në gjykimin e situatave dhe trajtimin e konkurrentëve.

Sipas tij, ata po tregohen thellësisht të njëanshëm në analizat që bëjnë gjatë netëve “Prime”.

Në reagimin e tij të ashpër, aktori vë në dukje kontrastin e qasjes së tyre ndaj veprimeve të Mirit krahasuar me ofendimet që ky i fundit ka marrë vazhdimisht nga banorët e tjerë.

“Opinionistëve ju bën përshtypje që Miri lë të nënkuptohet një koment negativ që dëgjoi jashtë, pooor nuk u bën përshtypje kur i thonë Mirit para gjithë Shqipërisë pervers dhe maniak. Opinionista pra jo shaka,” shkruan Visjani me nota të forta ironie.

img 7334

Të ngjashme