Kryefjala Logo

Bebe Rexha nderohet me çmimin ‘Female Icon Award 2026’ nga EDM Awards

2 Prill, 2026 | 9:14 am

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e saj, duke u nderuar me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards.

Ky çmim vjen si një njohje për kontributin e saj të vazhdueshëm në muzikën dance, një zhanër ku artistja ka spikatur ndër vite me projekte të suksesshme dhe bashkëpunime të shumta.

E emocionuar për këtë arritje, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video nga momenti i pranimit të trofeut, ku nuk kanë munguar falënderimet për fansat dhe komunitetin e muzikës elektronike.

“Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua të falënderoj fansat e mi që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Muzika dance ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime – arratisja dhe terapia ime. Faleminderit që më keni pranuar dhe mbështetur”, u shpreh ajo.

Artistja gjithashtu përfitoi nga rasti për të promovuar projektin e saj më të ri “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless, i cili është publikuar së fundmi.

Të ngjashme