Showbiz
DJ Gimbo paralajmëron projektet me Gjestin
1 Prill, 2026 | 8:46 am

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo, ka ndarë disa detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte zbulimi i projekteve të reja muzikore që po përgatit së bashku me Gjesti. DJ Gimbo konfirmoi se të dy i janë futur punës seriozisht dhe premtoi se do të sjellin diçka ndryshe nga çdo gjë që është parë deri tani në tregun shqiptar.
Me stilin e tij karakteristik dhe plot humor, ai paralajmëroi publikun me fjalë të forta: “Shumë projekte çka jena tu ba na qitashti s’ka ba hala kurkush, kur t’i qesim keni me u dridh,” – u shpreh ai duke qeshur.












































