Kryefjala Logo

Nata vendimtare për Kosovën, Vesa Luma me mesazh zemre para ndeshjes me Turqinë

31 Mars, 2026 | 7:47 am

Atmosfera në prag të finales së madhe mes Kosovës dhe Turqisë është elektrizuese, ndërsa emocionet po arrijnë kulmin para sfidës vendimtare që do të zhvillohet në Stadiumi Fadil Vokrri.

Kjo përballje e shumëpritur vlen më shumë se një fitore ajo përcakton skuadrën që do të sigurojë një vend në FIFA World Cup 2026, turneun më prestigjioz në futbollin botëror. Interesimi është maksimal, me tifozët që pritet të mbushin stadiumin dhe të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme.

Pak orë para ndeshjes, edhe figurat publike kanë nisur të japin mbështetjen e tyre për “Dardanët”. Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka emocionuar ndjekësit me një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet me flamurin e Kosovës.

“A don more Zoti me fitu nesër”, shkruan ajo, një mesazh i thjeshtë por plot ndjenjë, që ka marrë reagime të shumta nga fansat.

img 7112

Postimi i saj është shpërndarë gjerësisht dhe ka shtuar edhe më shumë entuziazmin në prag të këtij takimi historik. Për Kosovën, kjo ndeshje përfaqëson një mundësi të artë për të shkruar historinë dhe për të siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në një Kupë Bote.

Sot në mbrëmje, të gjithë sytë do të jenë drejt Prishtinës, ku pritet një betejë e fortë në fushë dhe një atmosferë e zjarrtë në tribuna.

 

Të ngjashme