Showbiz
Ish-fituesi i “Big Brother Albania” i jep fund beqarisë
30 Mars, 2026 | 11:31 am

Ish-fituesi i edicionit të tetë të Big Brother Albania, Vesel Kurtishaj, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni që nuk kaloi pa vëmendje.
Ai dhe partnerja e tij, Rreze Kuçi, kanë zgjedhur të martohen në një ditë të veçantë, e mbushur me emocione dhe momente të paharrueshme.
Ceremonia është zhvilluar në Prizren, vendlindja e Veselit, në një ambient elegant ku nuk kanë munguar të ftuar të shumtë. Miq të afërt, familjarë, kolegë dhe figura të njohura të ekranit shqiptar kanë qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, duke e kthyer dasmën në një festë të vërtetë.
Në pamjet e para çifti shfaqet më i lumtur se kurrë, duke reflektuar një dashuri të konsoliduar tashmë edhe zyrtarisht me martesë.

Ky moment shënon një kapitull të ri për Veselin, i cili pas eksperiencës së tij në “Big Brother Albania” ka vijuar të mbetet një figurë e dashur për publikun, ndërsa tashmë nis një rrugëtim të ri në jetën personale përkrah partneres së tij.












































