Kryefjala Logo

A është në lidhje? Edisa flet për dashurinë dhe zbulon mashkullin ideal

29 Mars, 2026 | 9:07 pm

Rikthimi i “Big Brother VIP Radio” në valët e Top Albania Radio ka sjellë jo vetëm analiza për lojën, por edhe momente më personale nga ish-banorët.

Gjatë një bisede, Rogerti e vendosi Edisën përballë një pyetjeje direkte. A r ka gjetur dashurinë apo është ende në pritje?

Me shumë sinqeritet, Edisa u shpreh se aktualisht është beqare, por shtoi një frazë që tërhoqi menjëherë vëmendjen: “beqare, por kurrë vetëm”. Ajo la të kuptohet se ndihet mirë me veten dhe nuk ndjen mungesë në jetën e saj sentimentale.

Megjithatë, ish-banorja theksoi se është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për një lidhje të re, duke vendosur edhe një “kusht” të qartë: nuk do të bëjë asnjë deklaratë publike derisa të jetë e sigurt për personin e duhur.

“Deri në momentin që te gishti do të shihni një diamant, unë nuk kam dëshirë të deklarohem,” – u shpreh ajo.

E pyetur për tiparet që kërkon te partneri ideal, Edisa Demollari nuk hezitoi të tregojë preferencat: një mashkull me sy jeshil, fizik të mirë dhe mbi të gjitha me karakter.

Deklarata e saj ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Të ngjashme