Showbiz
Transformimi i Brikena Selmanit, ndërhyrjet që ndryshuan fytyrën e saj
29 Mars, 2026 | 2:00 pm

Transformimi i Brikena Selmani në “Doktor Plastik VIP” ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ndërhyrjet estetike që ajo ka kryer.
Një nga procedurat kryesore është lifting-u temporal, një ndërhyrje që ngre pjesën anësore të vetullave dhe zonën e syve, duke i dhënë fytyrës një pamje më të hapur dhe më të freskët. Ky ndryshim vihet re qartë në zonën e syve të saj, të cilët duken më të ngritur dhe më të theksuar.
Përveç kësaj, në transformimin e saj dallohen edhe ndërhyrje të tjera si konturimi i nofullës dhe mjekrës, që i japin fytyrës më shumë definim, duke krijuar një profil më të balancuar.













































