Showbiz
Nisin debatet në Ferma Vip, Sara Karaj përplaset me aktorin: “Pse e mendon veten kaq të rëndësishëm?”
28 Mars, 2026 | 7:55 pm

Dita e parë në “Ferma VIP” nuk ka kaluar pa tensione, teksa në shtëpi ka plasur debati i parë mes fermerëve. Në qendër të vëmendjes këtë herë ka qenë sipërmarrësja Sara Karaj, e cila është përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë me aktorin e humorit, Akil Varfi.
Gjithçka nisi nga disa pyetje që Akili tha se dëshironte t’ua drejtonte banorëve për t’i njohur më mirë. Ai u shpreh se përgjigjet që do të merrte ishin në dorën e secilit dhe se nuk kishte asnjë problem nëse dikush zgjidhte të mos përgjigjej.
Por kjo qasje nuk u prit mirë nga Sara Karaj, e cila reagoi menjëherë duke vënë në dyshim mënyrën si Akili po i afrohej situatës. Ajo theksoi se është shumë herët që dikush të pretendojë përgjigje të sinqerta për tema që të tjerët mund të mos i konsiderojnë të rëndësishme, duke i drejtuar edhe një koment të fortë: pse ai e konsideron veten kaq të rëndësishëm.
Në diskutim u përfshi edhe Rafaela, e cila mbajti një qëndrim më neutral, duke thënë se nëse dikush nuk thotë të vërtetën, gjithsesi tjetri ka të drejtë të mos e besojë.
Megjithatë, Sara nuk u ndal me kaq. Ajo i sugjeroi Akilit që të gjejë mënyra më kreative për t’u shprehur, duke e cilësuar stilin e tij si të zakonshëm dhe pa shumë ndikim. Debati mes tyre vijon ende, ndërsa fermerët e tjerë kanë zgjedhur të mos përfshihen, duke e lënë situatën të zhvillohet mes tyre.
Që në ditën e parë, duket se “Ferma VIP” ka nisur me dinamika të forta dhe përplasje që premtojnë shumë zhvillime në vazhdim.












































