Showbiz
“Zoti i vraftë!”, I gjeneruan reklamë me AI që përdor fytyrën e saj, shpërthen Shkurte Fejza
28 Mars, 2026 | 4:52 pm

Këngëtarja Shkurte Fejza ka reaguar ashpër ndaj një reklame që po qarkullon në rrjet, e cila sipas saj është e rreme dhe e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke përdorur pa leje imazhin e saj.
Përmes një postimi publik në rrjetet sociale, ajo ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me produktin që promovohet dhe se gjithçka është një mashtrim. Artistja është shprehur e revoltuar, duke theksuar se emri dhe figura e saj po keqpërdoren nga persona të papërgjegjshëm.
“Kjo reklamë është gënjeshtër. Është rrenë. Njerëz të papërgjegjshëm keqpërdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë,” – ka shkruar ajo, duke treguar qartë indinjatën e saj për këtë situatë.
Më tej, Shkurte Fejza ka bërë thirrje që institucionet përkatëse të merren me rastin dhe të nisin hetime, duke e cilësuar këtë si një çështje serioze që lidhet edhe me krimet kibernetike.

Rasti ka ngritur shqetësime mbi përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të inteligjencës artificiale për krijimin e përmbajtjeve të rreme, duke vënë në rrezik reputacionin e figurave publike dhe duke mashtruar qytetarët.












































