Lifestyle
30 vite sukses dhe super ulje deri në -70% Arjon Pllaka Hidrosanitare Parkete feston një showroom të ri dhe sjell oferta që nuk duhen humbur
26 Mars, 2026 | 5:27 pm

Data 25 mars shënoi një moment me rëndësi per Arjaon Pllaka Hidrosanitare dhe Parkete ku mes miqsh, partnerësh, klientësh dhe mysafirë dashamirës përfshirë edhe figura publike u përurua showroomi i ri.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ka emra që nuk kanë nevojë për shumë prezantim. Një prej tyre është padyshim Arjon Pllaka Hidrosanitare dhe Parkete, një histori suksesi që nis në vitin 1996 në Fier dhe që sot është kthyer në një nga referencat më të forta të cilësisë dhe stilit në Shqipëri.
Që në fillimet e saj, kompania arriti të fitojë besimin e klientëve falë përkushtimit dhe standardeve të larta, duke u rritur me ritme të shpejta dhe duke hapur një nga showroom-et më të mëdha në jug të vendit, me një sipërfaqe mbi 2000 m2. Një hap i rëndësishëm që e vendosi Arjon në hartën e bizneseve lider në këtë sektor.
Reputacioni nuk u ndal vetëm në Fier. Në vitin 2014, Arjon zgjeroi praninë e saj edhe në Tiranë, duke hapur “Selection by Arjon”, një showroom modern që sjell për klientët shqiptarë disa nga markat më prestigjioze ndërkombëtare si Listone Giordano, Fratelli Frattini, Laufen, Falper, Lea Ceramiche dhe shumë të tjera.
Falë seriozitetit dhe eksperiencës së gjatë, këto brand-e i besuan Arjon rolin e dealer-it zyrtar në Shqipëri, duke krijuar një partneritet që ka sjellë realizimin e projekteve të shumta të rëndësishme. Nga komplekse banimi dhe vila luksoze të vlerësuara me çmime ndërkombëtare në interior design, deri tek hotele, restorante, spa, pishina dhe ambiente komerciale të kuruara në çdo detaj.



Një tjetër moment i rëndësishëm për kompaninë u shënua më 25 mars, kur u përurua showroom-i më i ri në autostradën Tiranë–Durrës, kilometri i 5-të. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me klientë dhe partnerë të Arjon, ku nuk munguan shampanja, muzika moderne nga DJ të njohur dhe energjia pozitive, duke e kthyer këtë event në një festë të vërtetë për kompaninë dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ky përurim shënon edhe nisjen e një fushate të re që premton risi në tregun shqiptar. Me këtë rast, Arjon ka lançuar oferta speciale që do të zgjasin nga data 25 mars deri më 10 prill, me ulje që variojnë nga 30% deri në 70%.




Sot, pas 30 vitesh në treg dhe me 3 showroom-e në Fier, Tiranë dhe në stadiumin Air Albania, Arjon ofron një gamë të plotë produktesh dhe zgjidhjesh, duke mbuluar çdo nevojë nga pllakat dhe parketet, tek hidrosanitaret, hidroizolimi, ngrohja nga dyshemeja, pishinat, jacuzzi dhe aksesorët më modernë.




Për më tepër, kompania mban ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura si Listone Giordano, Iris FMG dhe Fratelli Frattini, duke garantuar produkte premium dhe standarde ndërkombëtare për çdo klient.




Nëse kërkon cilësi, stil dhe besueshmëri në një vend të vetëm, kjo është mundësia ideale për të përfituar nga ofertat që nuk duhen humbur.

















































