Showbiz
Monika Kryemadhi i uron live ditëlindjen Ilir Metës: Pavarësisht gjërave nuk i mohoj 33 vitet, lirim sa më të shpejtë
25 Mars, 2026 | 9:09 am

Gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, opinionistja Monika Kryemadhi ka përcjellë një mesazh publik urimi për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, me rastin e ditëlindjes.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, nuk mund të mohojë vitet e gjata të jetës dhe angazhimit të përbashkët. Kryemadhi nënvizoi se data 24 mars përkon me ditëlindjen e babait të fëmijëve të saj dhe një figure të rëndësishme politike.
“24 marsi është ditëlindja e babait të fëmijëve të mi, ish-bashkëshortit tim dhe të ish-presidentit të PL-së. Patjetër që urohet, pavarësisht gjërave. Unë nuk mohoj 33 vite të jetës sime dhe të përpjekjeve politike së bashku me të”, u shpreh ajo.
Në përfundim, Monika Kryemadhi i uroi Ilir Meta jo vetëm ditëlindjen, por edhe lirim sa më të shpejtë dhe rikthim në jetën politike.












































