Showbiz
Edisa surprizohet nga e motra, ja këshilla që i dha banores
22 Mars, 2026 | 12:03 am

Prime i sotëm në Big Brother VIP Albania ka sjellë një nga momentet më emocionuese, me protagoniste Edisën.
Gjatë rrëfimit të saj, banorja foli hapur për lidhjen e fortë që ka me familjen, duke ndalur veçanërisht te marrëdhënia e ngushtë me motrën e saj të vogël, Nergis. Mes emocionesh dhe nostalgjie, ajo tregoi se familja është pika e saj më e fortë, por edhe dobësia më e madhe brenda shtëpisë.
Por surpriza nuk vonoi.
Në mes të këtij rrëfimi prekës, në shtëpi hyri pikërisht motra e saj, duke e lënë Edisën pa fjalë. Në ato momente, Vëllai i Madh dha urdhrin “ngriva”, një rregull që banorët duhet ta respektojnë pa lëvizur.
Megjithatë, e pushtuar nga emocionet, Edisa nuk arriti ta mbajë veten dhe “theu” rregullin, duke lëvizur dhe duke e përqafuar motrën e saj mes lotëve dhe gëzimit.

Nergis, nga ana tjetër, i dha një mesazh të fortë dhe motivues, të vazhdojë lojën e saj pa u ndikuar nga të tjerët dhe të mos dëgjojë askënd.












































