Kryefjala Logo

Mateo e puthi në buzë me forcë, Brikena mbyllet në tualet për orë të tëra duke qarë

21 Mars, 2026 | 8:07 am

Pas momentit të kërcimit romantik dhe afrimitetit mes Mateos dhe Brikenës, situata në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duket se ka marrë një kthesë drastike dhe mjaft shqetësuese.

Ndryshe nga çfarë u duk fillimisht si një lojë provokimi gjatë mbrëmjes, orët e vona të natës kanë sjellë zhvillime të papritura.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Mateo e ka puthur Brikenën në buzë me forcë, jashtë vullnetit të saj.

Pas këtij episodi, Brikena është mbyllur në tualetin e shtëpisë për disa orë, duke u përballur me një gjendje të rënduar emocionale përgjatë mesnatës.

Pasi është qetësuar Brikena ka vijuar diskutimin me Mateon ku ka kërkuar që puthjen të mos e marrë me zor por ta japë kur ajo ta ndjejë.

 

Të ngjashme