Kryefjala Logo

Alba Pollozhani uron fundin e agjërimit me foto e mbuluar, përballet me kritika

20 Mars, 2026 | 8:09 am

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba Pollozhani, ka rikthyer sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram.

Pas deklaratës së saj brenda shtëpisë, ku shprehu dëshirën për t’u mbuluar, ajo kishte ngjallur reagime të shumta dhe kureshtje te publiku. Së fundmi, në kuadër të muajit të shenjtë dhe përfundimit të agjërimit, Alba ka ndarë me ndjekësit një kolazh fotosh ku shfaqet në ambientet e një xhamie, e veshur me një fustan elegant krem dhe me shami në kokë.

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nuk është vetë paraqitja, por autenticiteti i imazheve.

Shumë ndjekës kanë vënë re menjëherë se fotot duken të modifikuara dhe jo plotësisht reale. Në komente, ata kanë theksuar se pamjet ngjajnë të krijuara me inteligjencë artificiale apo filtra të avancuar, duke ngritur dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

img 5931

Kujtojmë se pas daljes nga BBVK4, Alba foli hapur për çështjen e mbulesës, duke sqaruar se nuk është një vendim që merret menjëherë. Ajo u shpreh se kishte kërkuar këshilla nga persona të fesë dhe kishte marrë sugjerime që ky hap duhet bërë gradualisht, me bindje të plotë dhe përgatitje shpirtërore.

 

Të ngjashme