Kryefjala Logo

Dua Lipa “shpërthen” për dosjet Epstein: “Po fshihet ajo që po ndodh realisht…”

18 Mars, 2026 | 2:22 pm

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka reaguar publikisht ndaj mënyrës se si po trajtohet në media çështja e dosjeve të Jeffrey Epstein, duke ngritur shqetësimin se fokusi është zhvendosur nga viktimat drejt sensacionalizmit.

Gjatë podcast-it të saj Service 95, në një bisedë me autoren Roxane Gay, këngëtarja theksoi se gjuha dhe mënyra e raportimit shpesh dëmtojnë perceptimin real të ngjarjeve. Sipas saj, shumë artikuj përqendrohen te detaje tronditëse dhe “histori festash”, duke anashkaluar faktin se bëhet fjalë për të mitur të trafikuar dhe viktima abuzimi.

“Po u bëhet një dëm i madh viktimave kur fokusi vendoset te sensacioni dhe jo te realiteti i tyre,” u shpreh Lipa, duke shtuar se ky lloj trajtimi krijon një “vel” që fsheh dimensionin e vërtetë të krimeve.

Ajo kritikoi gjithashtu tendencën për t’u përqendruar te emrat e njohur të përfshirë në skandal, përfshirë edhe bashkëpunëtoren e Epstein, Ghislaine Maxwell, duke lënë në hije vuajtjet e viktimave dhe natyrën sistematike të abuzimit.

Në një tjetër rrëfim më personal, artistja preku edhe sfidat e jetës në distancë gjatë turneve. Duke iu përgjigjur një fanseje, ajo pranoi se ndarja nga njerëzit e dashur është një nga aspektet më të vështira të karrierës. “Nuk janë vetëm momentet e mëdha që humbasim, por edhe ato të voglat e përditshmërisë,” tha ajo, duke theksuar se edhe pse mësohesh me kohën, mungesa nuk bëhet kurrë plotësisht e lehtë.

Të ngjashme