Kryefjala Logo

Rrëmujë e madhe, salla e Oscar më keq se shtëpia e Big Brother VIP

16 Mars, 2026 | 10:02 pm

Gazetari amerikan Matt Neglia, nga portali i njohur i kinemasë Next Best Picture, ka publikuar një fotografi nga nata e ndarjes së çmimeve Oscar, e cila ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale.

Imazhi është realizuar në Dolby Theatre në Los Angeles, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së 98th Academy Awards, dhe tregon gjendjen e sallës pasi të ftuarit ishin larguar. Në foto shihet një pamje jo fort elegante e ambientit, e mbushur me mbetje dhe sende të lëna pas nga pjesëmarrësit.

Pas publikimit, fotografia u përhap me shpejtësi në rrjet, ku shumë përdorues e cilësuan pamjen zhgënjyese dhe kontradiktore me mesazhet që zakonisht promovohen në evente të tilla si përgjegjësia sociale, etika dhe kujdesi për mjedisin.

img 5592

Komentues të shumtë theksuan se kontrasti mes fjalimeve frymëzuese gjatë ceremonisë dhe realitetit të lënë pas në sallë ka ngjallur debat për mënyrën se si organizohen dhe menaxhohen eventet e mëdha të industrisë së filmit.

Të ngjashme