Kryefjala Logo

Nuk flet me nënën prej 8 vitesh! Reagon publikisht me një letër e ëma e Nikol: Të vërtetën…

16 Mars, 2026 | 11:18 am

Gjatë prime-it të së martës, banorja e shtëpisë së Big Brother Vip, Nikol Projko ka rrëfyer se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. E ëma e Nikol ka shkruar një letër përmes së cilës është shprehur se të vërtetën e di vetëm ajo dhe banorja.

“Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol. Unë nuk jam person publik, pavarësisht se historia ime u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime”, shkruan mami i Nikol.

Ndërkohë që gjatë programit ka qënë në një lidhje telefonike gjyshja e saj, e cila është shprehur se ish-nusja e saj ka zgjedhur për të mos folur me mbesën e saj për arsye te tyret.

“Unë nuk e di, ato të dyja e kanë zgjidhur vetë edhe ajo e ka zgjedhur vetë rrugën e saj edhe ajo e ka zgjedhur mos të flasë me mbesën time, unë nuk kam çfarë t’i them asaj”, tha gjyshja e Nikol.

Të ngjashme