Showbiz
Robert Berisha shihet duke u puthur në buzë me ish-banoren e BBV
12 Mars, 2026 | 2:35 pm

Një moment i papritur dhe mjaft provokues ka ndodhur së fundmi në emisionin që drejton Robert Berisha, duke bërë menjëherë xhiron e rrjetit.
E ftuara e radhës ishte ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP”, Vivien Thano.
Gjatë emisionit, mes dyshes është krijuar një dinamikë mjaft interesante, e cila ka kulmuar me një skenë që i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Në një video të publikuar nga ky episod, Roberti shihet me mikrofon në dorë teksa këndon vargjet e njohura: “Ju afrova afër e putha në…”
Pikërisht në këtë moment, të dy janë kthyer drejt njëri-tjetrit në të njëjtën kohë, dhe ajo që pasoi ishte një puthje e vërtetë në buzë mes moderatorit dhe Vivienit.













































