Kryefjala Logo

Arrestohet në Prishtinë Gjesti, zbulohet arsyeja

11 Mars, 2026 | 8:57 pm

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, është arrestuar ditën e sotme në Prishtinë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai është ndaluar rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi” dhe më pas është shoqëruar në komisariat.

Pas arrestimit, reperi është marrë në pyetje nga policia. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në qeli për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Të ngjashme