Kryefjala Logo

Zbulohet shuma marramendëse që Elijona Binakaj kërkon për një reklamë

11 Mars, 2026 | 3:05 pm

Elijona Binakaj, finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova, duket se po përfiton ndjeshëm nga popullariteti i fituar pas reality-show-t.

Sipas burimeve për Prive Klan Kosova, influencerja kërkon rreth 7.500 euro për një video reklamuese në rrjetet sociale, ndërsa për dy video çmimi ulet në 14 mijë euro. Postimet reklamuese në profilin e saj qëndrojnë vetëm për tre muaj.

Popullariteti i Elijonës u rrit ndjeshëm gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, ku u vlerësua nga publiku për sjelljen dhe qëndrimin e saj, pavarësisht moshës së re. Ajo mbërriti në finalen e madhe, por nuk arriti të rrëmbejë çmimin e madh.

 

Të ngjashme