Lifestyle
11 mars 2026, horoskopi sipas Paolo Fox
11 Mars, 2026 | 9:36 am

Dashi
Sot Hëna është në favorin tënd. Me Venusin dhe Saturnin në shenjë, është e qartë se shumë gjëra po ndryshojnë dhe ka mundësi që edhe ti vetë të ndjesh nevojën për të rishikuar jetën profesionale dhe personale nga një këndvështrim tjetër. Qoftë një zgjedhje personale apo një situatë e diktuar nga rrethanat dhe pengesat që u krijuan në fillim të janarit, tani po mendon seriozisht si të rikthesh disa projekte që kishin mbetur pezull dhe si të ndryshosh drejtimin.
Demi
Mund të mbështetesh në një situatë astrologjike të rëndësishme, por duhet thënë diçka për ata që nuk e kanë përjetuar mirë dashurinë kohët e fundit, që kanë kaluar konflikte ose marrëdhënie të paqarta. Sa më shumë t’i afrohemi fundit të muajit, aq më shumë Venusi do të jetë në favor, prandaj në planin e marrëdhënieve ka sinjale për përmirësim dhe rikuperim. Edhe në punë mund të arrish rezultate të mira. Gjithashtu dita e enjte mund të jetë veçanërisht e rëndësishme.
Binjakët
Me Merkurin në kundërshtim, çështjet financiare dhe ato që lidhen me jetën e përditshme ose profesionin mund të hasin pengesa. Është një periudhë kalimtare, por disi e rëndë. Edhe Marsi është në kundërshtim, ndaj mund të ketë njerëz që nuk janë në anën tënde. Ndjehet edhe lodhje, veçanërisht për ata që kanë shumë përgjegjësi ose që punojnë me njerëz që nuk bëjnë detyrën e tyre. Në këtë periudhë duhet të rishikosh disa marrëdhënie të vjetra dhe të tregohesh i kujdesshëm në komunikim.
Gaforrja
Sot mund ta shfrytëzosh këtë ditë për të zgjidhur disa çështje të vogla që kanë mbetur pezull, sepse nesër Hëna do të jetë në kundërshtim. Me Jupiterin, Merkurin dhe Marsin në favor, puna ka energji pozitive. Ndërsa në dashuri situata mbetet paksa në plan të dytë. Mund të ketë një lidhje që nuk ecën përpara ose një distancë që duhet kapërcyer. Nganjëherë të lindurit në shenjën e Gaforres vënë në provë edhe marrëdhëniet që funksionojnë, vetëm për të parë sa e fortë është pasioni.
Luani
Është koha të tregohesh aktiv. Hëna dhe Venusi në favor janë një sinjal i fortë pozitiv. Do të ketë zhvillime edhe më të rëndësishme nga data 20, kur Dielli do të bëhet më i favorshëm, dhe risitë do të vazhdojnë edhe gjatë verës. Nëse ke një lidhje me një person shumë kokëfortë, nuk mund të presësh që gjithçka të ndryshojë menjëherë. Megjithatë, ky horoskop të ndihmon të gjesh një zgjidhje ose të kuptosh nëse është koha për të parë përpara.
Virgjëresha
Që nga dje mund të ndjesh pak lodhje, nervozizëm ose një gjendje tensioni që shtohet nga Hëna në kundërshtim dhe nga ndikimi i Marsit që të bën më pak tolerant. Megjithatë, pjesa më e vështirë ka kaluar sepse që nga shkurti Saturni nuk është më në kundërshtim. Ata që kanë përjetuar ndryshime në punë ose në jetën personale ende nuk e dinë se ku do t’i çojnë këto ndryshime, dhe kjo mund të krijojë pasiguri. Është e rëndësishme të mos e shkarkosh nervozizmin te të tjerët.
Peshorja
Venusi në kundërshtim përfaqëson një lloj përzgjedhjeje të rëndësishme që tani duhet bërë në marrëdhëniet sentimentale dhe në miqësi. Këtu flas sidomos për ata që janë zhgënjyer, për ata që gjatë viteve ose muajve të fundit kanë kaluar vështirësi në planin sentimental. Sigurisht, ky është një qiell pak problematik: gjërat që bën mund të të japin edhe kënaqësi, por ti synon diçka më shumë. Ka nga ata që kënaqen me pak dhe ka të tjerë që ndjejnë nevojën për të ndryshuar.
Akrepi
Sot ke një situatë astrologjike të fortë. Kujtoj se Dielli dhe Marsi janë në favor bashkë me Jupiterin, dhe ky është padyshim një qiell që të çon larg. Dhe e them “larg” jo rastësisht, sepse shumica e këtyre planetëve prekin pikërisht sektorin e kontakteve dhe lëvizjeve. Mendoj për kontakte me qytete të tjera: nuk është e thënë të lëvizësh fizikisht, por mund të vijnë telefonata nga larg ose komunikime nga njerëz që kanë nevojë për ty. Në këtë periudhë duhet të programosh ngjarje edhe jashtë ambientit të zakonshëm. Në dashuri ka një qetësi të tepërt: një ndjenjë duhet rifreskuar. E diela do të jetë një ditë e veçantë.
Shigjetari
Me Hënën aktive është e vështirë në këtë periudhë të humbasësh një betejë. Fati të ka vënë në provë kohët e fundit. Merkuri dhe Marsi formojnë një aspekt të veçantë që përfaqëson një gjendje nervozizmi që mund të lidhet me punën, ndoshta thjesht me një pritje që gjithsesi do të marrë përgjigje së shpejti. Yjet e dashurisë janë shumë premtues sepse Venusi prej pak ditësh është kthyer në favor. Të gjithë ata që kanë një histori të rëndësishme ose duan të afrohen me një person që i pëlqen, duhet të angazhohen seriozisht. Më me fatit planifikojnë edhe një ngjarje për verën, madje edhe martesa ose bashkëjetesa.
Bricjapi
Ka shumë mundësi që ta kesh kuptuar tashmë se në tre ditët e ardhshme duhet të bësh shumë, ndoshta tepër shumë. Meqë je një person që angazhohet fort dhe kërkon përsosmërinë, këshilla është t’i bësh të gjitha me qetësi dhe gjykim. Ndjenjat mbeten pak në plan të dytë: në disa raste sepse nuk janë aktive, nuk ka një pikë referimi; në raste të tjera sepse jeta e jashtme dhe ajo shoqërore marrin më shumë kohë se jeta private. Në punë ka prova çdo ditë, duhet të gjesh një ekuilibër, të kuptosh çfarë të bësh dhe çfarë të thuash. Ka tension, por vlera jote nuk vihet në dyshim.
Ujori
Me Hënën në favor mund t’i kushtohesh edhe dashurisë. Venusi është në një aspekt të mirë, ndaj e konsideroj këtë një qiell të mirë edhe për të kapërcyer disa probleme të kohëve të fundit. Të gjithë e dinë se Ujori është një shenjë që jep shumë në dashuri dhe me miqtë… dhe ndoshta ky është pikërisht momenti i duhur për të filluar të flasësh me një person që të do. Nëse ka një përballje pozitive dhe fituese, duhet ta çosh përpara. Së shpejti vijnë risi. Në dashuri ji realist, sepse nëse synon të pamundurën, as Venusi nuk mjafton.
Peshqit
E di si mendoj: ky është vërtet një qiell shumë i pasur, interesant dhe aktiv. Dielli dhe Marsi janë në shenjë, ndaj është e vështirë të frenohet vrulli yt. Ky është gjithashtu një horoskop që mund të sjellë ndriçime dhe intuita. Nuk përjashtohet që diçka e mirë të ketë ndodhur që javën e kaluar. Ndërkohë po të them paraprakisht se, për shembull, dita e diel mund të sjellë diçka më shumë. Ky është një horoskop fitues për çiftet që duan të caktojnë një datë, të vendosin një ngjarje, por edhe për ata që duan të rikuperojnë në punë. Në të njëjtën kohë hapen mundësi për përmirësim në studime dhe provime, ndaj vër në lojë kreativitetin dhe vendosmërinë.

















































