Kryefjala Logo

“Nuk kam asnjë kontakt me mamin, isha vetëm 15 vjeçe kur…”, Rrëfimi prekës i Nikol

11 Mars, 2026 | 9:36 am

Një nga banoret më të reja në shtëpi, Nikol, ka bërë një rrëfim prekës në dhomën e rrëfimit këto ditë.

Ajo u shpreh se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj dhe se jeton me babain që kur ishte vetëm 15 vjeçe, pasi prindërit u divorcuan.

Ajo tregoi se nuk ka asnjë lloj ndjenje për mamanë e saj, as dashuri dhe as urrejtje dhe se kishte bërë zgjedhjen e duhur që jeton me babain.

Kur u pyet nëse do ta falte nënën e saj nëse do të kishte mundësi të përballeshin një ditë, Nikol u përgjigj shkurt, por me shumë ndjenjë: “Po.”

Momenti u bë edhe më emocional kur ajo u dërgua në dhomën e surprizave, ku e priste një letër e veçantë nga babai i saj. Teksa lexonte fjalët e tij, Nikol u emocionua dukshëm, ndërsa banorët e tjerë e ndoqën momentin me shumë ndjeshmëri.

Të ngjashme