Kryefjala Logo

Ronela Hajati shqetëson fansat, publikon foto me shenja në krah

10 Mars, 2026 | 6:10 am

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një postimi të fundit në Instagram Story.

Artistja ka publikuar një foto të krahut të saj ku duken mavijosje të dukshme pranë bërrylit, ndërsa krahas imazhit ka shkruar në anglisht: “Not everyone can become a doctor, damn it”, shoqëruar me disa emoji të lodhura.

Postimi i saj ka ngjallur menjëherë reagime nga fansat, të cilët janë bërë kuriozë për arsyen e mavijosjeve dhe për situatën që mund ta ketë shkaktuar këtë gjendje.

img 4821

Megjithatë, këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur, duke e lënë situatën në kuadër të një reagimi ironik në rrjetet sociale.

Ronela është shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e përditshme, puna muzikore apo situata të ndryshme që i ndodhin. Edhe këtë herë, postimi i saj ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen dhe për të nxitur komente të shumta në rrjet.

Të ngjashme