Showbiz
Oriola Marashi flet hapur për kompleksin në fytyrë: Kam filluar ta pranoj
10 Mars, 2026 | 6:06 am

Modelja shqiptare Oriola Marashi ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku u është përgjigjur disa pyetjeve personale dhe profesionale. Dy prej përgjigjeve të saj kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen e fansave.
Në një nga pyetjet, një ndjekës e komplimentoi për zërin në muzikë dhe e pyeti nëse do të ketë këngë të reja prej saj. Oriola nuk la vend për dyshime dhe u përgjigj shkurt: “Poooo”, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt mund të vijë me projekte të reja muzikore.

Ndërkohë, në një tjetër pyetje ajo foli edhe për një kompleks që ka pasur dikur në pamjen e saj. E pyetur se cili ka qenë kompleksi i saj në fytyrë, modelja u shpreh se gusha ka qenë dikur kompleksi i saj më i madh, por se me kalimin e kohës ka mësuar ta pranojë.
“Gusha dikur ka qenë kompleksi im më i madh… tani kam filluar ta pranoj (dhe ta bëj pozicionet e duhura në foto),” u shpreh ajo me humor.

Me sa duket, përveç modelingut dhe angazhimeve në rrjete sociale, Oriola Marashi do të jetë e angazhuar në muzikë me projekte të reja.












































