Showbiz
“La Gert Grand Palace” realizon dasmën e Gimbos dhe Selinës në Big Brother VIP Albania, po çfarë vjen më pas?
6 Mars, 2026 | 3:11 pm

Një nga momentet më të bukura dhe më emocionuese të spektaklit u përjetua dje në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku u organizua dasma simbolike e Gimbos dhe Selines. Një ceremoni dhe atmosferë festive që bëri për vete jo vetëm banorët e shtëpisë por edhe publikun që e ndoqi me shumë interes.
Pas këtij momenti të veçantë qëndron La Gert Grand Palace. I njohur për hapësirat e tij të mëdha dhe organizimin profesional, La Gert Grand Palace ofron dy salla fantastike që përshtaten perfekt për dasma, evente familjare dhe festa të mëdha. Çdo detaj në këto ambiente është menduar për të krijuar një përvojë unike për çiftet dhe të ftuarit e tyre, duke e kthyer çdo dasmë në një festë madhështore.
Dekorimi elegant, hapësirat e bollshme dhe atmosfera luksoze e bëjnë këtë ambient një nga zgjedhjet më të preferuara për çiftet që ëndërrojnë një dasmë si në përralla. Profesionalizmi në organizim dhe përkushtimi ndaj çdo detaji dhe kuzhina fantastike, janë elementët që e dallojnë La Gert Grand Palace në organizimin e eventeve të rëndësishme.

Dasma e Gimbos dhe Selines brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ishte vetëm një shije e asaj që mund të ofrojë ky ambient për çiftet që duan një festë të paharrueshme. Dhe nëse historia e dashurisë mes tyre vazhdon edhe pasi të dalin nga shtëpia, një gjë është e sigurt: La Gert Grand Palace është gati t’u realizojë edhe dasmën e tyre të vërtetë, duke e kthyer atë në një event madhështor që do të mbahet mend gjatë.













































