Showbiz
Edisa pyet copë Brikenën: Pse nuk e mban dot një debat?
4 Mars, 2026 | 9:24 pm

Marrëdhënia mes Brikenës dhe banores së re Edisës nuk është dhe aq e mirë. Shpesh të dyja vajzat përfshihen në debate me njëra-tjetrën ndërsa Brikena gjithmonë i përmend mollëzat duke e ironizuar dhe duke ia vënë në dukje se i ka të bëra.
Ditën e sotme gjatë një debati, sërish brikena kaloi tek pjesa e mollëzave duke u munduar të largohet nga situata. Kjo bëri që Edisa t’a pyesë copë se përse nuk është e zonja të mbajë një debat.
Ndërkohë pak ditë më parë Brikena gjatë një debati e ironizoi Edisën duke i thënë: “Kujdes se po të fluturojnë mollëzat”. Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë marrëdhënia e dy banoreve në shtëpinë e BBVA-së në ditët në vijim.












































