Kryefjala Logo

E puthi në buzë pa paralajmërim, Selin shpërthen ndaj Gimbos: “O idiot!”

1 Mars, 2026 | 3:49 pm

Një moment i papritur ka ndodhur pak më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Teksa ndodheshin në krevat dhe po bisedonin qetësisht me njëri-tjetrin, situata mes Selin dhe Gimbos ka marrë një kthesë të papritur. Në një moment spontan, Gimbo është afruar dhe e ka puthur Selin në buzë, duke e lënë atë të befasuar.

Reagimi i Selinit ka qenë i menjëhershëm. Ajo është tërhequr menjëherë dhe, e irrituar, i është drejtuar me fjalët: “O idiot!”, përpara se të largohej nga krevati dukshëm e mërzitur.

Të ngjashme